Edhe pse e drejton kompaninë e saj kozmetike, dizajnon rroba të reja, u përgjigjet fansave për këngët e reja dhe ka angazhime të shumta në karrierë – Rihanna gjithmonë gjen kohë për Hassan Jameel, miliarderin nga Arabia Saudite.
Ata janë parë bashkë në një restorant na Malibu, teksa këngëtarja ishte veshur në mënyrë elegante me flokë të lëshuara.
Rihanna and boyfriend Hassan Jameel head out for a late night dinner date in Malibu: https://t.co/1WPJcDGHFS
— JustJared.com (@JustJared) December 23, 2018
Meqenëse një kohë të gjatë nuk ishin paraqitur bashkë në publik, ka pasur spekulime se nuk kanë raporte të mira, mirëpo duket se ata vazhdojnë të kalojnë kohë bashkë.
Për herë të fundit, ata ishin parë bashkë në një eveniment të autokompanisë Rivian, në të cilën Jameel është investues. Ndërsa më herët kishin pasur një zënkë në Meksikë gjatë muajit korrik të këtij viti.
Rihanna Makes Another Stealth Exit From A Restaurant On Date Night With Boyfriend Hassan Jameel https://t.co/bqOV3zvwGE pic.twitter.com/k4J8WEzWdq
— K U B I L I V E 🌟 (@ThisIsKubiLive) December 24, 2018
Sipas thashethemeve në media, Rihanna dhe Hassan janë në lidhje qe dy vite, edhe pse këtë nuk e ka pranuar publikisht asnjëri prej tyre.
Këngëtarja ka thënë se shpesh e pyesin për jetën romantike, mirëpo asaj nuk u pëlqen të flasë shumë.
Megjithatë, fotografitë që arrijnë t’i kapin paparacit nga momentet e tyre të përbashkëta tregojnë shumë. /Telegrafi/