Gareth Bale i është dhënë njohja që meriton nga Real Madridi, pasi tani është përfshirë në seksionin e ‘Legjendave’ në faqen e tyre të internetit.
Bale kaloi nëntë sezone në Los Blancos pasi bëri një lëvizje prej 85.1 milionë funte nga Spurs në 2013, duke fituar pesë Liga të Kampionëve, tre tituj të La Ligës, tre Superkupa UEFA dhe tre Kupa të Botës për Klube të FIFA-s.
Ish-lojtari i Spurs shënoi 106 gola në 258 paraqitje për klubin dhe shënoi gola të rëndësishëm në finalet e Ligës së Kampionëve 2014 dhe 2018, si dhe në finalen e Copa Del Rey.
Por gjërat u përkeqësuan kohëve të fundit me mediat dhe tifozët.
Ndryshe nga kapiteni i larguar Marcelo, i cili mori një lamtumirë speciale, uellsiani nuk kishte ceremoninë e tij pasi njoftoi se po largohej nga Real Madridi me një letër emocionuese.
Megjithatë, pasi ngriti gjithsej 16 trofe, ai të paktën mori duartrokitje në festimet e Real Madridit në Ligën e Kampionëve në “Santiago Bernabeu”.
Dhe tani klubi ka bërë një tjetër gjest të duhur, pasi e kanë futur me të drejtë Gareth Balen në mesin e legjendave të Real Madridit.
Në faqen zyrtare, profili i 32-vjeçarit është përkrah Alvaro Arbeloa, Angel Atienza dhe Juan Begur.
??BREAKING : Gareth Bale has been added to The Legends Section of Real Madrid’s Website ????????
Unfortunately we couldn’t see more of him post 2018, but still he will always remain A REAL MADRID LEGEND! ? pic.twitter.com/LzT3aEwtQf
— AZR (@AzrOrganization) June 17, 2022
Marcelo dhe Isco gjithashtu kanë pasur të njëjtin nder, por përfshirja e Bale është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se si u prish raporti i tij me tifozët. /Telegrafi/