Site icon Telegrafi

Megjithatë, Mr. Big do të jetë pjesë e sezonit të ri të “Sex and the City”

(Foto: Instagram/chrisnothofficial)

Përkundër njoftimeve se Chris Noth, i njohur për rolin e Mr. Big në “Sex and the City”, nuk do të ishte pjesë e episodeve të reja – HBO ka njoftuar se kanë ndodhur disa ndryshime.

Aktori i njohur tashmë ka nënshkruar marrëveshje dhe së shpejti do të jetë pjesë e xhirimeve.

Ylli hollivudian ka pranuar të jetë pjesë e sezonit të ri të titulluar “And Just Like That”, ku do ta përsëritë rolin e Mr. Big, ndërsa akoma nuk dihet se a do të paraqitet në të gjitha epsidoet e reja (10 sosh).

(Foto: Warner Bros/Courtesy Everett Collection)

“Jam i gëzuar me faktin se Noth do t’i bashkohet xhirimit të episodeve të reja të serialit. Si do të mund ta xhironim kapitullin e ri pa prezencën e tij?”, ka thënë producenti Michael Patrick King.

Lexo po ashtu Pos Samanthas, edhe Mr. Big nuk është pjesë e episodeve të reja të “Sex and the City”

Ndryshe në episodet e reja nuk do të jetë karakteri i Samanthas, të cilin e ka luajtur Kim Cattrall.

Ndërkaq, tri protagonistet tjera, Carrie (Sarah Jessica Parker), Miranda (Cynthia Nixon) dhe Charlotte (Kristin Davis), do të vazhdojnë ngjarjet në New York. /Telegrafi/

Exit mobile version