Telegrafi

Megjithatë, mjellma e ”mbytur” e Ohrit është gjallë

Fotot e shfaqura para disa ditësh për një mjellmë të liqenit të Ohrit, kinse është mbytur nga një zonjë gjatë tentimit për një ‘selfie’ vazhdojnë të jenë motiv për komente, reagime dhe gjykime nëpër mediumet vendase dhe të jashtme, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, edhe pse ishte lajmëruar se mjellma nuk jeton më, në të vërtetë ajo është gjallë dhe vazhdon të qëndroj në të njejtin vend, por me krah të djathtë të lënduar seriozisht.

Këtë e konfirmon një vajzë nga Ohri, e cila njofton se mjellmën e ushqejnë, mirëpo në këtë qytet nuk ka kushte për trajtimin e saj, duke thënë se nuk është në rrezik jete, por vazhdon ta ketë krahun e lënduar rëndë. Ajo ka dërguar edhe një foto të të njejtës mjellmë./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: E mbyti mjellmën për një selfie (Foto)