Ndonëse u shprehën për transparencë dhe për marrëveshje publike dhe të nënshkruar, megjithatë Lëvizja Besa ka vendosur që të mos publikojë kushtet që i ka vënë në tavolinë diskutimi me LSDM-në për pjesëmarrje në Qeverinë e re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë se parimet e tyre tashmë janë të njohura, pra ridefinimi i shtetit, pushtet të baraspeshuar ose marrëveshje për qeverisje, ndarje të re territoriale, si edhe afatizim për ligjet, si ai i përdorimit të gjuhës shqipe.
Vendimin përfundimtar nëse do ta mbështetin Qeverinë e re, apo jo, do ta sjellin në momentin e fundit.
Besa shprehet për konstruktivitet dhe për hapje të debatit për çështjen e ridefinimit të shtetit, duke theksuar se do të mbështetin ligje që kanë të bëjnë me shqiptarët, si edhe ligje të interesit shtetëror si testimi ekstern dhe vazhdimi i mandatit të PSP-së./Telegrafi/