Nëse keni menduar që dini ç’është klitorisi, e keni gabim, transmeton Telegrafi. Disa nga këto fakte thjesht do t’ju befasojnë.
Klitorisi nuk është i njëjtë te të gjitha femrat – te disa është i fshehur, ndërkaq te të tjerat gjendet në pjesën e epërme apo të poshtme të buzëve të vagjinës.
Midis 50 dhe 75 për qind e femrave nuk mund të arrijnë orgazëm pa stimulim direkt të klitorisit.
Klitorisi rritet gjatë tërë jetës, ndërkaq pas menopauzës, mund të bëhet madje edhe dyfish më i madh.
Besoni apo jo, kitorisi është i gjatë rreth 10 centimetra, ndërsa me sy njeriu mund ta shohë vetëm një të katërtën e tij.
Ai e ka vetëm një destinim – kënaqësinë seksuale femërore, i cili njëkohësisht shton sanset për pasardhës.
Përse është i ndjeshëm klitorisi ndaj stimulimit? Për shkak se përmban më shumë se 8.000 përfundime nervore.
Stimulimi më i këndshëm i klitorisit gjithashtu dallon tek femrat – disa i preferojnë lëvizjet lart-poshtë, disa lëvizjet në rreth, ndërkaq disa preferojnë fërkime të lehta. /Telegrafi/