Telegrafi

Megjithatë e montuar: Tre studentë e krijuan videon e shqiponjës që rrëmben fëmijën

Tre studentë të Departamentit të animacionit tredimensional në Qendrën NAD në Montreal, shpjegojnë se “shqiponja dhe fëmija janë krijuar përmes animacionit 3D e më pas janë vendosur në film”.

Qendra NAD u ka dhënë mirënjohje studentëve Normand Archambault, Loic Mireault dhe Felix Marquis-Poulin, për shkathtësitë e tyre dëshmuara, që vërtetohen edhe nga shikueshmëria dhe nga fakti se videoja ka tronditur të gjithë ata që e kanë parë! /Telegrafi/