Site icon Telegrafi

Megjithatë, Corluka luan kundër Kosovës

Një lajm i mirë për kombëtaren kroate të futbollit ka ardhur prej stafit mjekësor.

Vedran Corluka do të jetë gatshëm për ndeshjet me Kosovën dhe Finlandës në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës, njofton Federata Kroate e Futbollit (HNS).

Lexo po ashtu Tre formacionet e mundshme të Kroacisë kundër Kosovës (Foto)

E gjithë kjo pasi kaloi me sukses testet mjekësore dhe se mbrojtësi veteran do të jetë i pranishëm në Shkodër, transmeton Telegrafi.

“Rezonanca magnetike tregoi sot se Corluka nuk ka probleme të reja dhe do të jetë në dispozicion për të dy lojëra. Mbrojtësi i Lokomotiv Moskës për shkak të mungesës së Luka Modricit, do të marrë shiritin e kapitenit”, shkruan në njoftimin e HNS.

Kujtojmë se tashmë Luka Modric, Dejan Lovren dhe Ivan Rakitic shkaku i lëndimeve nuk do të paraqiten në sfidën e ditës së enjte kundër Kosovës në stadiumin Loro Boriçit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu "Po na pret një atmosferë e zjarrtë kundër Kosovës"
Exit mobile version