Telegrafi

Megjithatë, bujqit e Maqedonisë nuk i morën as sot subvencionet e premtuara

Bujqit e Maqedonisë ende nuk i kanë pranuar subvencionet për të cilat Ministria e Financave njoftoi se pagesa e të njëjtave do të bëhet në këto ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i ri i Agjencisë së pagesave, nënshkrimi i të cilit pritej për t’u ç’bllokuar pagesa, thotë se gjithçka ka mbetur në ministrinë e financave. Zllatkov bëri të ditur për 24Vesti se janë në dispozicion 93 milionë euro të destinuara për të ndihmuar bujqit përmes subvencioneve.

24Vesti ka kontaktuar disa bujq nga rajonet e ndryshme të Maqedonisë për t’i pyetur nëse i kanë pranuar subvencionet. Ata janë përgjigjur se nuk ka lëvizur asgjë në këtë drejtim, duke paralajmëruar bllokime të rrugëve nëse nuk do të paguhen subvencionet.

Disa bujq dyshojnë se me subvencionet manipulohet për qëllime përfitimi politik./Telegrafi/