Telegrafi

Megjithatë Borriello do të luajë

Ditë më parë ekzistonte dyshimi nëse sulmuesi italian do të mund të jetë në fushë, për shkak se lëndoi gjurin në stërvitje, mirëpo tani La Gazzetta Dello Sport njofton se ai është rikuperuar dhe do të jetë në fushë para Filippo Inzaghit.

Borriello është stërvitur të mërkurën në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes, ashtu që pritet që ai të luajë si qendërsulmues i mbështetur nga Alexandre Pato dhe Ronaldinho.

Me fitore, Milani do ta sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/