Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) të rishqyrtojë vendimin për refuzimin e regjistrimit të fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar dhe të ofrojë zgjidhje që nuk do të cenojë të drejtën themelore të fëmijëve për arsim, kërkojnë nga ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi”.
Ata theksojnë se në ditën e dytë të vitit të ri shkollor, të gjitha njoftimet në telefonin e tyre SOS-telefonë për fëmijë dhe të rinj kanë të bëjnë me mos pranimin e klasës së parë, për të cilët prindërit nuk kanë paraqitur dokumentacion për vaksinat e marra siç duhet.
“Fëmijët e pa vaksinuar janë nën stres dhe shteti duhet t’u japë atyre të drejtën e arsimimit. Në vend të gëzimit për ditën e parë të shkollës, kjo për shumë fëmijë u shndërrua në një makth”, thonë nga ambasada e parë e fëmijëve./Telegrafi/