Telegrafi

‘Megjashi’ promovoi broshura për përgjegjësi prindërore

‘Rrahja është keqpërdorim, dhe jo dënim’, ‘Pse mua’ dhe ‘Fuqia e prindërve’ janë tre tema që sot i promovoi Ambasada e parë e fëmijëve ‘Megjashi’ si pjesë nga projekti ‘Prindër të përgjegjshëm’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Angela Manevska, kordinatore e projektit, sqaroi se fletushkat janë prodhim i punës me shërbimet eksperte, prindërit dhe arsimtarët e disa shkollave nga komuna të Shkupit.

Sipas saj, këto tema janë të kuptueshme dhe me gjuhë të thjeshtë e afrojnë këtë temë me qytetarët dhe e theksojnë rëndësinë e përgjegjësisë së prindërve.

Ajo porosit se është shumë me rëndësi që fëmijët të mësojnë t’i njohin shenja e rrugës ku janë ekspozuar ata ose të fëmijëve rreth tyre. /Telegrafi/