Site icon Telegrafi

Megjashi kërkon testim falas të detyruar nga MASH në Shkollat e Maqedonisë

Foto: Ilustrim

Ambasada e parë e fëmijëve Megjashi kërkon nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të vendoset testim i detyryar falas për të gjithë nxënësit dhe personelit në shkolla në mënyrë që të parandalojë përhapjen e pakontrolluar të virusit në shkolla.

“Jemi të vetëdijshëm dhe kemi informacione të shumta që vijnë nga prindërit, fëmijët, anëtarët familjarë dhe nga mësimdhënësit se viti i ri shkollor me prani fizike paraqet rrezik ndaj shëndetit si për fëmijët ashtu edhe për të punësuarit për shkak të mënyrës jo të duhur të organizimit të mësimit”, thonë nga Megjashi.

Sipas tyre, jotransparenca e MASH dhe mungesa e informacioneve sa i përket numrit të rasteve aktive në shkolla rrit dyshimet dhe shqetësimet të prindërit.

Ata presin nga MASH që bashkërisht me drejtorët të gjejnë mënyrë se si ta përdorin motin e mirë, kreativitetin dhe mundësitë e oborreve shkollore në mënyrë që ta përshtatin një pjesë të mësimit jashtë, në hapësira të hapura që t’u mundësojë fëmijëve lirshëm të marrin frymë.

Siç potencojnë nga Ambasada e parë e fëmijëve, shkurtimi i mësimit është enjë masë efikase që mund të zbatohet në mënyrë që të hiqen problemet shëndetësore që vijnë nga mbajtja e maskave.

“Inkurajojmë prindërit të përfshihen në mënyrë aktive edhe përmes Këshillave të Prindërve dhe të propozojnë e kërkojnë masa që do shërbejnë për përmirësim të protokolleve jopraktike, përkatësisht do të sjellin ndryshime të drejtpërdrejta në interes të fëmijëve”, tha thonë nga Megjashi.

Ata u bëjnë thirrje prindërve që të bëjnë më shumë trysni, të kenë mobilizim dhe të jenë më shumë aktiv për shkak se nga kjo varet cilësia e mësimit dhe do të kontribuojë që fëmijët të mund të ndjekin mësimin.

Nga Megjashi presin të fillojë debati sa më shpejt në mënyrë që të bëhen ndryshimet në Ligjin për arsim./Telegrafi/

Exit mobile version