Fëmijët më të sigurt ndjehen brenda në shtëpitë e tyre, ndërsa më të diskriminuar ndjehen për shkak të dukjes së tyre, peshës së trupit, por edhe për shkak të gjuhës që flasin, përkatësisë etnike.
Këtë e tregon hulumtimi i Ambasadës së parë për fëmijë në Botë, Megjashi.
Sipas hulumtimit fëmijët thonë se në shkollat e tyre nuk i kushtohet vëmendje të mjaftueshme higjienës, sidomos nëpër tualete, për çka mbi 68 për qind e fëmijëve e shmangin përdorimin e tyre.
Dy e treta e fëmijëve thonë se kanë probleme me ajrin e ndotur, sidomos me frymëmarrjen dhe për këtë qëllim pjesën më të madhe të kohës kalojnë brenda.
Fëmijët më të rrezikuar në mjedisin e tyre ndjehen nga qentë endacak dhe mungesa e ndriçimit publik. Por të kërcënuar ndjehen edhe në internet.