Ambasada e parë botërore për fëmijët “Megjashi” ka reaguar në lidhje me alivanosjen e një fëmije, gjatë fjalimit të kryeministrit Zoran Zaev, i cili në kuadër të fushatës për referendumin dje ka mbajtur tubim para zyrës së BE-së në Shkup.
Nga “Megjashi” thonë se çfarë duhet të ndodh që fëmijët të jenë të mbrojtur nga keqpërdorimet për qëllime politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dënojmë ashpër përfshirjen e fëmijëve në fushatën për referendumin. Edhe një herë theksojmë qëndrimin tonë me rastin e referendumit. Bëjmë thirrje që të bëhet kujdes me fëmijët, vazhdimisht të shikohet interesi i tyre dhe të respektohen ligjet e Konventës për të dretat e fëmijëve”, thonë nga “Megjashi”.
Nga ambasada i lusin pjesëmarrësit në fushatë që të mos i përdorin fëmijët për qëllimet e tyre, pavarësisht nëse janë “pro” ose “kundër” referendumit./Telegrafi/