Site icon Telegrafi

Meghan zbuloi datën e vërtetë të martesës: Kjo ndryshon gjithçka në astrologji

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Gjatë intervistës me Oprah, Meghan Markle zbuloi se ajo dhe Harry kishin patur një ceremoni të fshehtë martese më 16 maj 2018, tre ditë para martesës publike, e cila u pa nga më shumë se dy miliardë njerëz në të gjithë botën. Në aspektin astrologjik, kjo ndryshon gjithë dinamikën e dasmës së tyre.

“Unë thjesht u përpoqa ta bëja zbavitëse dhe t’i kujtoja vetes se kjo ishte dita jonë, por mendoj se të dy ishim të vetëdijshëm, se ishte dita që ishte planifikuar për botën, jo për ne”, u shpreh Meghan në intervistë.

Data 16 tregon se Meghan dhe Harry e njohin njëri-tetrin në një nivel krejt tjetër dhe bashkë formojnë “ekipin e ëndrrave”. Dasma e 19 majit solli Diellin te Demi me 28 gradë, moment që shënon fillimim zyrtar të dramave, por çifti në të vërtetë u martua tri ditë më parë, kur Dielli dhe Hëna nuk po i ushtronin presion marrëdhënies së tyre. Vendosja e yjeve dhe planetëve bëri që dasma e 16 majit të ishte më e lehtë dhe pa dyshim, më romantike.

Sipas yjeve, Meghan dhe Harry do të vazhdojnë të gjejnë rehati te njëri-tjetri. Ata nuk janë vetëm partnerë në jetë – ata janë “shokë të ngushtë”. Më tej, Hëna te Binjakët vendosur ditën e martesës së tyre, parashikon që pikëpamjet e tyre si çift nuk do të ndryshojnë. Çifti mund të funksionojë shumë mirë si një trup i vetëm, shkruan Anabel.

Kimia e tyre buron edhe nga një burim më i thellë: Hartat e tyre të lindjes sugjerojnë se kjo është një marrëdhënie e një jete të shkuar dhe se martesa e tyre është e shkruar në yje!

Hëna në grafikun e tyre të lindjes është 28 gradë te Gaforrja, gjë që tregon se ata janë të orientuar drejt çështjeve të shtëpisë dhe kënaqen duke krijuar një familje, duke e edukuar dhe duke krijuar një strehë të ngrohtë për fëmijët e tyre.

Në vitet e ardhshme, sipas astrologjisë, Meghan dhe Harry do të frymëzohen për të kërkuar ndërmarrje të tjera fitimprurëse, për shkak të planetit përgjegjës Saturn, që i referohet hartës së datës së dasmës së tyre. Ata ka të ngjarë të ndryshojnë fokusin e karrierës dhe mund të shpërngulen përsëri brenda katër viteve të ardhshme.

Sipas grafikëve të tyre, çifti do të mbetet i lumtur dhe i dashuruar gjatë gjithë ndryshimeve që do të vijnë. Në fund të fundit, leximi i astrologjisë parashikon që ata janë të destinuar të jenë bashkë!

Exit mobile version