Site icon Telegrafi

Meghan Trainor për procedurat estetike: E teprova me botoksin, nuk mund të buzëqesh më normalisht

Meghan Trainor

Këngëtarja Meghan Trainor ka zbuluar së fundmi se po përballet me pasojat e mbidozës me botoks, gjë që e ka lënë të paaftë të buzëqeshë si dikur.

Gjegjësisht, në episodin e fundit të podcast-it të saj “Workin’ on It”, në të cilin iu bashkuan vëllai i saj Ryan Trainor dhe bashkëshorti i saj Daryl Sabara, Meghan tregoi sinqerisht përvojat e saj me trajtimet estetike.

“Kam vënë shumë botoks dhe tani kam nevojë për këshillim profesional”, ka pranuar këngëtarja.

Ajo ka bërë të ditur se ka përdorur botoks në ballë disa herë, por më pas ka vendosur ta provojë trajtimin edhe në pjesë të tjera të fytyrës, duke përfshirë të ashtuquajturën, “lip flip”, i cili supozohej të rriste plotësinë e buzëve të saj.

“Dikush më bindi se mund të kisha buzë më të plota dhe me buzët e mia të holla m’u duk një ide e mirë. Fatkeqësisht, kjo nuk ishte e vërtetë”, shtoi ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Meghan Trainor

Meghan tha gjithashtu se nuk mund të buzëqeshë më normalisht, gjë që i shkakton dhimbje: “Shiko, kjo është më e shumta që mund të buzëqesh. Kudo që të shkoj, thjesht nuk mund të bëj një buzëqeshje të vërtetë”.

Kujtojmë se Meghan dhe bashkëshorti i saj Daryl u martuan në vitin 2018 dhe në vitin 2023 u bënë prindër të djalit Barry. Përveç tij, ata kanë edhe një djalë tre vjeç, Riley, të cilin e mirëpritën në vitin 2021. /Telegrafi/

Meghan Trainor
Exit mobile version