Site icon Telegrafi

Meghan Trainor është shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin Daryl Sabara

Foto: Getty Images

Meghan Trainor është gati të bëhet nënë sërish.

Këngëtarja njoftoi të hënën në emisionin “Today” se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë dhe të bashkëshortit, Daryl Sabara.

“E bëmë sërish”, Trainor, 29-vjeçe, bërtiti, duke shtuar më vonë, “Më në fund ndodhi, jemi shumë të emocionuar”.

Trainor postoi një video të dielën duke u treguar anëtarëve të familjes dhe miqve të saj “sekretin që ajo ka mbajtur gjatë muajve të fundit”, megjithëse pamjet nuk zbuluan se çfarë ishte.

Ndjekësit filluan menjëherë të dërgonin urime në seksionin e komenteve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Meghan Trainor

Shumë përdorues të rrjeteve sociale vunë në dukje se një nga të dashurit e Trainor dukej se mbante një imazh të sonogramit në video.

Performuesja e “Made You Look” dhe Sabara, 30 vjeç, tashmë janë prindër të djalit Riley, i cili lindi në shkurt të vitit 2021.

Ajo u martua me aktorin e “Spy Kids” në dhjetor 2018. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Exit mobile version