Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, është një prej njerëzve që ngjall më së shumti interes në media.
Javë më parë, u bë e ditur se ajo u fut në listën e 100 njerëzve me ngjyrë më me ndikim në Britaninë e Madhe.
Dy javë më parë, u publikua dokumentari “Harry dhe Meghan: Aventura afrikane”, që flet për aventurën e çiftit mbretëror në turneun e tyre në Afrikën e Jugut.
Përgjatë këtij turneu, në një prej rrëfimeve të saj, Meghan kishte treguar se pse nuk dëshiron që t’i përmbahet protokollit mbretëror dhe formaliteteve në paraqitjet zyrtare.
“Një nga gjërat që kam kuptuar që kur jam në këtë pozitë është që njerëzit gjithmonë kanë pritshmëri nga unë. Por pse të mos jemi të gjithë të qetë, të sjellshëm dhe të lodhur, pasi në fund të ditës, ne jemi të gjitha gra. Të gjithë kemi historinë tonë dhe jam e nderuar të dëgjoj tuajën”, ka thënë Meghan Markle.
E njëjta ka treguar se nuk është sociale me njerëzit, dhe madje nuk dëshiron që njerëzit ta duan. /Telegrafi/