Të gjithë u befasuan kur Dukesha e Sussexit, Meghan Markle u shfaq në mbrëmjen e modës në Londër.
Ajo mund të jetë një anëtare e familjes mbretërore, por nuk mund t’i rezistojë qilimit të kuq.
Një ish-aktore, 37 vjeçarja u shfaq në ceremoninë e dhënies së çmimit si një mysafire e papritur.
Zeshkania ishte për kreatoren e modës së Zivanisit, Claire White Keller, e cila e dizajnoi fustanin e dasmës së bukuroshes të veshur gjatë martesës me Princin Harry.
Markle kishte nderin të shpallte Clairen si krijuesin më të mirë të vitit dhe t’ia dorëzonte asaj një shpërblim.
Shtatzënia e bukur kishte të veshur një fustan të zi dhe në dorë mbante një bylyzyk teksa dhuronte buzëqeshje para publikut. Duart e saj mbanin stomakun e saj shtatzënë, e cila tashmë ka nisur të marrë formën e vetë.
Mediat e huaja shkruajnë se Meghan përsëri shkeli protokollin mbretëror sepse mbante një ngjyrë të errët të thonjve, të cilën gjë mbretëresha e ndalon rreptësisht. /Telegrafi/