Telegrafi

Meghan Markle shkel protokollin mbretëror edhe si shtatzënë

Meghan Markle, një dukeshë e Saseks, ishte në një vizitë zyrtare në një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve.

Që kur bukuroshja dhe Princi Harry bën të ditur se dyshja janë në pritje të një foshnje, mediat po e ndjekin nga afër çdo hap të ish-aktores hollivudiane.

Deri më tani, ajo arriti të fshihte stomakun e saj shtatzënë, por tani më nuk e bën një gjë të tillë, por me krenari e vë në dukje.

Për këtë rast, 37-vjeçarja e cila ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, kishte të veshur një fustan të ngushtë ngjyrë bezhë, i cili i theksonte stomakun.

Veshjet dhe sallonet me te njëjtën ngjyrë kane bërë që të duket e hijshme dhe e lezetshme bukuroshja.

Lexo po ashtu 10 truket që përdorin Kate Middleton dhe Meghan Markle për të dalë bukur në foto

Shumë e komentuan se Meghani përsëri shkeli protokollin mbretëror, sepse kishte veshur një fustan mbi gjunjë.

Ndryshe, Markle në disa raste është akuzuar se po shkel protokollet mbretërore, por që nuk ka bërë që të ndryshojë qëndrim dhe veprim. /Telegrafi/