Gjatë vitit të kaluar, ajo ka shkelur papritmas rregullat e rrepta mbretërore të veshjes.
E fejuara dhe së shpejti bashkëshortja e Prince Harryt është një rebele e vërtetë e pallatit mbretëror.
Meghan Markle në vitin e kaluar disa herë ka shkelur kodin e veshjes mbretërore, duke filluar nga simite e saj të çrregullt se ajo tani është bërë tashmë markë tregtare e deri duke treguar pjesët e ndaluara të trupit, të tilla, si këmbët e zhveshura pa çorape.
Sërish së fundi ka shpërfillur rregullat e veshjet, ku iu ndalohen anëtarëve të familjes mbretërore britanike të veshin rroba pa mëngë.
Meghan dhe Princi Harry morën pjesë në kremtimin e 25 vjetorit të vdekjes së Stephen Lawrence, një të riu i cili në vitin 1993 u godit me thikë për vdekje në një stacion autobusi në Londër.
Ish aktorja për këtë rast kishte veshur një fustan të zi pa mëngë dhe një rrip në bel të shtëpisë së modës Hugo Boss, dhe përsëri kishte flokët çrregullta.
Ndryshe, dyshja gjatë verës së këtij viti do të kurorëzohen, ku shumë personalitete të ndryshme janë ftuar në dasmën glamuroze. /Telegrafi/