Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, e gjeti veten sërish në qendër të vëmendjes pasi vizitoi organizatën jofitimprurëse ‘Girls Inc.’ deklaroi se ndihej si “një nga njerëzit më të keqtrajtuar në botë”.
Fjalia që ajo tha më 2 tetor gjatë një bisede të hapur me adoleshentët në Santa Barbara shkaktoi reagime të ndryshme në rrjetet sociale.
Ndërsa disa fansa shprehën simpatinë për të, të tjerë komentuan se deklarata e saj ishte hipokrite.
Meghan Markle has raised eyebrows after referring to herself as one of the “most bullied people” in the world, with one royal author telling the Duchess of Sussex to “remember the insults thrown at Kate”.https://t.co/oblpw37u56
— Sky News Australia (@SkyNewsAust) October 16, 2024
Sipas Larissa May, bashkëthemeluese e HalfTheStory, Meghan foli për përvojat e saj me ngacmimin në internet.
Megjithatë, në rrjetet sociale, shumë përdorues shprehën dyshime për sinqeritetin e komenteve të saj, veçanërisht në dritën e akuzave të kaluara për ngacmim që kanë qenë të lidhura me të.
“Ajo është personi i fundit që duhet të japë këshilla kundër ngacmimit. Thjesht pyesni ish stafin e saj”, shkroi një përdorues i platformës X.
Ky incident përfaqëson vetëm një tjetër në një seri polemikash pas Meghan Markle, e cila është nën kritika prej vitesh, si për sjelljen e saj, ashtu edhe për mënyrën se si e trajton jetën publike. /Telegrafi/