Nga një aktore e serisë së dramës amerikane “Suits”, në një anëtare e familjes mbretërore më të fuqishme në botë – Meghan Markle.
Kjo ka bërë që pas disa muajve të dashurisë me Princin Harry të shpallet edhe gruaja e vitit sipas revistës britanike “Hello”.
E bukur, e thjeshtë dhe njëkohësisht shumë e kujdesshme, tridhjetë vjeçarrja për një kohë të shkurtër, fitoi zemrën e personit më të shpërfytyruar të Mbretërisë së Madhe, Princit Harry.
“Meghan është koncept dhe përfaqësuese e një brezi të ri të femrave, e cila mund të bëjë gjithçka. Ajo është një shembull dhe frymëzim i shkëlqyeshëm”, tha Andrew Morton.
Ky i fundit është edhe autor i biografisë të Princeshës së ndjerë, Diana, i cili po shkruan librin rreth jetës së Meghanit.
Ajo ishte në gjendje të magjepste mbretëreshën Elizabeta II, e cila në moshën 91-vjeçare bëri një përjashtim – ftoi Meghanin në një festim tre-ditor të Krishtlindjeve në Sandringham, ku vijnë vetëm anëtarët e familjes.
As Kate Middleton, as Camille Parker, as Diana nuk kanë pasur një nder të tillë para dasmës me Princat. /Telegrafi/