Ish-dukesha e Sussex-it, kohë më parë ka ndarë recetën e vet të preferuar të ushqimit, por edhe trukun me ndihmën e të cilit do të gatuani shtesën më të bukur për pastë
Përbërësit për pastë:
– 1 lugë e vogël kafeje vaj ulliri;
– 1 hudhër e grirë;
– 5 kungullesha të grira të madhësisë mesatare;
– gjysmë filxhan uji, një kube supe;
– 1 paketim makarona,
– lëng nga gjysmë limoni;
– një filxhan parmezan të grirë në rende;
– pak spec të bluar.
Përgatitja:
Nxehni vajin e ullirit në një tenxhere të madhe në temperaturë mesatare. Fërgoni qepën rreth 6 minuta.
Shtoni kungulleshave ujë edhe kuben e supës. Shtoni kripën dhe piperin sipas dëshirës.
Ulni temperaturën dhe mbuloni tenxheren. Zieni ngadalë katër orë, duke e përzier herë pas here, derisa kungulleshat të shpërbëhen (duhet të jenë të qullëta).
Kur të jetë salca pothuajse e gatshme, zieni makaronat në tenxhere tjetër dhe kulloni.
Pastaj shtoni makaronat në salcë, qitni lëngun e limonit, parmezanin dhe specin e bluar.
Përzieni dhe shërbeni, – transmeton Telegrafi.