Site icon Telegrafi

Meghan Markle dhe Archie thuhet se biseduan me Mbretëreshën Elizabeth para varrimit të Princit Filip

Meghan Markle mund të mos ketë marrë pjesë në varrimin e Princit Filip, por nuk ishte e largët nga familja mbretërore.

Dukesha e Sussex, 39 vjeçe, aktualisht është shtatzënë dhe u këshillua nga mjekët të mos udhëtonte për në varrimin e Princit Filip. Burri i Meghan Markle dhe njëherësh nipi i Princit, megjithatë e kishte bërë udhëtimin.

Është raportuar më parë se Markle dërgoi një shënim së bashku me një kurorë në funeralin e Dukës së Edinburgut, por një burim i ri ka treguar se ajo dhe djali i saj, Archie, i çuan gjërat një hap më tej.

Meghan Markle (Foto: Getty Images)

“Meghan foli me Harryn para varrimit të gjyshit të tij”, i tha burimi revistës People. Meghan dhe Archie gjithashtu folën me Mbretëreshën në fillim të kësaj jave”.

Më parë, një burim theksoi se Markle u këshillua të mos udhëtonte në funeral, por ajo zgjati dorën te Mbretëresha dhe i shprehu ‘ngushëllime’.

Lexo po ashtu Mënyra se si Meghan Markle bëri homazhe për Princin Filip nga Kalifornia

“Mbretëresha e kupton se përse nuk mund të udhëtojë në këtë moment”, shtoi burimi në atë kohë.

Meghan Markle dhe Mbretëresha Elizabeth II (Foto: Chris Jackson/Getty Images)

Elizabeth II ka katër fëmijë: Charles, Anne, Andrew dhe Edward.

Dukesha ndërkohë ndoqi ceremoninë e varrimit nga shtëpia e saj në Kaliforni. /Telegrafi/

Exit mobile version