Site icon Telegrafi

Meghan Markle më 8 qershor publikon librin për fëmijë “The Bench” – bazuar në poezinë që shkroi për Princin Harry në Ditën e Baballarëve

Meghan Markle është gati për një titull të ri – atë të shkrimtares.

Të martën, Dukesha e Sussex njoftoi se libri i saj i parë për fëmijë, “The Bench” – i cili hulumton lidhjes midis baballarëve dhe djemve siç shihet nga sytë e një nëne – do të publikohet më 8 qershor.

Në një njoftim për shtyp, Markle shpjegoi se libri u frymëzua nga një poezi që ajo shkroi për burrin e saj, Princin Harry, në Ditën e Baballarëve.

Meghan Markle dhe djali i saj, Archie (Foto: People)

Çifti janë prindër të djalit Archie, i cili mbush dyvjeç të enjten dhe po presin një vajzë këtë verë.

“The Bench filloi si një poezi që unë shkrova për burrin tim në Ditën e Baballarëve, një muaj pasi lindi Archie”, tha Meghan. “Ajo poezi është bërë kjo histori”.

Meghan përshkruhet si ‘një nënë, grua, feministë dhe aktiviste’ e cila ‘aktualisht banon në shtetin e saj në Kaliforni me familjen e saj, me dy qentë dhe pulat’.

Libri i ri i Meghan Markle “The Bench”

Në intervistën e Meghan dhe Harry në mars me Oprah Winfrey, ata zbuluan se kanë një kafaz pule të quajtur “Chick Inn”, një vend i preferuar për Archie.

Meghan nuk është mbretëresha e parë që debuton një libër për fëmijë. Në vitin 1980, Princi Charles publikoi “The Old Man of Lochnagar”, i cili tregon historinë e një plaku i cili jeton në një shpellë në shkëmbinjtë përreth pasurisë mbretërore në Balmoral në Skoci, ku Mbretëresha kalon pushimet e saj verore.

Libri i ri i Meghan Markle “The Bench”

Sarah Ferguson gjithashtu shkruajti skenarin e një seriali të njohur për fëmijë rreth “Budgie The Little Helicopter”. Më vonë u shndërrua në një shfaqje televizive të animuar. /Telegrafi/

Exit mobile version