AEK ishte nikoqir i Ajaxit në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B të Ligës së Evropës dhe barazuan me gjigantin holandez para rreth 30 mijë tifozëve.
Ndeshja përfundoi 1-1 pasi Steven Berëijn shënoi një penallti për Ajax në minutën e 30-të dhe Domagoj Vida i barazoi shifrat minutën e 74-të.
Tifozët e AEK-ut në OPAP Arena kanë shfaqur një pankartë ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, e cila u bë temë e mediave serbe pas ndeshjes.
B92 thekson se “tifozët i befasuan në mënyrë të pakëndshme të gjithë në Serbi, e cila më së shumti mori mesazhe mbështetjeje nga Greqia kur bëhej fjalë për gjëra të tilla”.
Mbështetësit e AEK-ut jo shumë kohë më parë kishin një slogan që thoshte të kundërtën, kështu që askush nuk e ka të qartë pse dhe si ka ndryshuar qëndrimi i tifozëve të klubit nga Athina.
Kurir ka publikuar një artikull me titull “Tradhti! Tifozët grekë goditën me thikë serbët në zemra: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi të gjithë në Serbi”.
Telegraf.rs shkruan për një “banderolë tronditëse” dhe një “surprizë të pakëndshme” dhe shton: “Për t’i bërë gjërat edhe më të çuditshme, ata vetëm pak muaj më parë kishin një mesazh krejt tjetër”, dhe sportal.blic.rs e përshkruan gjithçka si “Megaskandal”. /Telegrafi/