Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediat dha detaje lidhur me megaoperacionin antidrogë të zhvilluar në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Rrumbullaku tha se gjatë operacionit u goditë shtatë grupe kriminale, janë lëshuar 295 urdhra ndalimi dhe janë ekzekutuar 273.
“Në bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme janë iniciuar 66 hetime proaktive. Janë marrë 295 urdhra-ndalimi dhe vendime arresti. Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat, por me të gjithë vendin. Fokusi ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes. Në këtë operacion janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”, tha kreu i policisë. /Telegrafi/