Telegrafi

Megane RS Trophy – R sërish mbreti i pistës më të famshme në botë, NurburgRing të Gjermanisë

Një epokë e re filloi 15 vjet më parë kur Renault debutoi me modelin Megane RS Trophy, kurse tash ka filluar një sagë e re me modelin Megane RS Trophy – R, i cili theu rekordin për veturën me performancën më të mirë ndonjëherë në NurburgRing të Gjermanisë per veturat me terheqje me aksin e perparem .

Krahasuar me Megane R.S. Trophy, modeli i ri Megane R.S. Trophy – R, është i pajisur me një motor fantastik prej 300 kuajfuçi.

Puna aerodinamike krahas nje supsensioni dhe frenimi i huazuar direkt nga Formula 1, mundëson një performancë të re të pabesueshme. Për krahasim, kjo kohë e pabesueshme në shtegun më të famshëm në botë tejkalon edhe disa super vetura me kosto të shumëherë më të lartë sikurse BMW M4, Audi TT RS apo edhe Porche 7618 S. 

Renault Megane R.S. Trophy – R do të lansohet në treg në fund të vitit 2019 dhe është edicion i limituar ekskluziv me vetëm disa qindra njësi në shitje.

Renault Sport ka ndërtuar kështu partneritetin me disa prej specialistëve më të njohur në disiplinat e tyre si Akrapovic, Brembo, Bridgestone Ohins dhe Sabeit.

Rekordi i ri i vënë nga kjo super veturë në shtegun e Nurgburgring prej 07’40”100, që përbën performancën më të fortë për ndonjë veturë të brendit Renault.

Vlen te theksohet se Renault Megane III ishte mbret për shumë vite në këtë kategori mirëpo në vitet e fundit rekordi i saj u thye, prandaj ky është vetëm një rikthim në fron.

Modelet më të reja të Renault mund t’i shikoni në showroomin e distributorit të autorizuar, Auto Mita në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. /Telegrafi/