Ditë më parë rep-artistja e njohur, Megan Thee Stallion ishte qëlluar me armë, me ç’rast ishte dërguar në emergjencë.
Incidenti kishte ndodhur gjatë një mbrëmje, ku dyshja kishin dalë nga e njëjta festë, shkruan Mirror.
Gjatë një paraqitje të reperes në rrjetin social Instagram, tregon se nuk i kishte treguar policisë për incidentin, pasi ata kishin qenë shumë agresiv.
Nga kjo qasje e organeve kompetente, Megan kishte qenë e frikësuar se mos do të qëllohet për vdekje nga ta.
Ndërkaq, besohet se Tory Lanez kishte qenë në makinë së bashku me Megan, në momentin kur ajo u qëllua.
Ajo ishte qëlluar në këmbë, ndërsa i ishte dashur që t’i nënshtrohej një operacioni sa më shpejt që ishte e mundur.
Megan ndër të tjera shtoi se para se Lanez ta qëllonte, dyshja kishin pasur një konflikt verbal mes vete. /Telegrafi/