Megan Thee Stallion tërhoqi vëmendjen në festën ekskluzive të Fanatics në New Orleans, një natë para Super Bowl-it.
Reperja 29-vjeçare u shfaq me një veshje transparente, e cila linte pak vend për imagjinatën, ndërsa aksesorët e artë plotësonin pamjen e saj elegante.
Kjo paraqitje vjen pas shfaqjes së saj në Javën e Modës në Paris, ku mori pjesë në eventet e Jean Paul Gaultier dhe Giambattista Valli, duke shkëlqyer me stilin e saj unik dhe guximtar, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Megan ka siguruar një urdhër ndalimi kundër Tory Lanez, i cili po vuan një dënim me 10 vjet burg për të shtënat ndaj saj në 2020.
Reperja ka deklaruar në gjykatë se ndihet e kërcënuar dhe e terrorizuar nga një fushatë ngacmimi që ai vazhdon edhe nga burgu.
Gjykatësi ka ndaluar çdo kontakt mes tyre për pesë vjet. /Telegrafi/