Megan Thee Stallion lansoi dje (e mërkurë) koleksionin e saj të dytë, të përqendruar në rroba banje në bashkpunim me Fashion Nova, pikërisht në kohën e duhur.
Nëse vërtet jeni duke kërkuar të ktheni kohën, të gjitha rroba banjat e këtij koleksioni janë të inspiruar nga vitet e më parshme, sidomos vitet e ’80.
Ekzistojnë gjithashtu disa veshje të koordinuara për qen; Megan, sigurisht, është pronare krenare e pesë këlyshëve, të gjithë janë bërë yje të rrjeteve sociale më vete.
“Ne kemi punuar shumë për t’u siguruar që të gjitha pjesët më seksi, për të gjitha llojet e trupit, ishin në këtë koleksion”, ndau Megan në një deklaratë me WWD.
Çmimet për rrobat e banjat e yllit variojnë nga 19,99 dollarë deri në 49,99 dollarë.
Reperja zbuloi koleksionin e saj të parë Fashion Nova në nëntor, vetëm disa ditë para publikimit të albumit të saj debutues , “Good News”. /Telegrafi/