Telegrafi

Megan Thee Stallion fokuson linjat trupore e veshur me robdishan

Ajo trazoi një numër të konsiderueshëm të fansave përmes paraqitjes në këngën “WAP” me Cardi B.

Si duket, reperja Megan Thee Stallion nuk e ka ndërmend të ndalet me pozat provokuese, shkruan Daily Mail.

Zeshkania përmes rrjeteve sociale po mban të azhurnuar fansat e saj, të cilët po e përkrahin vazhdimisht.

25-vjeçarja së fundmi është shfaqur vetëm me robdishan, ndërsa ka theksuar gjoksin e saj të formësuar.

Flokët e gjata ajo i ka lënë të lira mbi super, kurse makijazhin e kishte mjaft të rëndë me copëza gur shkëlqyes në sy.

Poza të tilla vijnë pasi ajo foli hapur për incidentin që ndodhi me Tory Lanez, ku ky i fundit e qëlloi me armë në këmbë. /Telegrafi/