Telegrafi

Megan Thee Stallion i dedikon këngë Tory Lanez, pasi reperi e qëlloi me armë

Megan Thee Stallion dhe Tory Lanez (Foto: DailyMail)

Rep-artistja Megan Thee Stallion, gjatë kësaj vere ka kaluar në periudha traumatike.

Në mediet ndërkombëtare raportohej se ajo është qëlluar me armë nga Tory Lanez, ngjarje të cilën e konfirmoi edhe Megan, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës ditës së djeshme (e enjte) ajo bëri të ditur lansimin e albumit “Good New”, ku njëra prej këngëve i dedikohej Lanez.

Kjo vjen, pasi Tory në një postim kishte deklaruar se është i pafajshëm për atë se çfarë kishte ndodhur.

Në tekst kishte edhe përmbajtje eksplicite, ku reperja shpërtheu në sharje kundrejt asaj që kishte dëgjuar nga reperi i njohur.

Ndërkaq, rasti nuk ishte prononcuar në polici, pasi Megan deklaroi se kishin edhe armë të tjera në makinë. /Telegrafi/