Rep-artistja Megan Thee Stallion, gjatë kësaj vere ka kaluar në periudha traumatike.
Në mediet ndërkombëtare raportohej se ajo është qëlluar me armë nga Tory Lanez, ngjarje të cilën e konfirmoi edhe Megan, shkruan Daily Mail.
Gjatë ditës ditës së djeshme (e enjte) ajo bëri të ditur lansimin e albumit “Good New”, ku njëra prej këngëve i dedikohej Lanez.
Kjo vjen, pasi Tory në një postim kishte deklaruar se është i pafajshëm për atë se çfarë kishte ndodhur.
Në tekst kishte edhe përmbajtje eksplicite, ku reperja shpërtheu në sharje kundrejt asaj që kishte dëgjuar nga reperi i njohur.
Ndërkaq, rasti nuk ishte prononcuar në polici, pasi Megan deklaroi se kishin edhe armë të tjera në makinë. /Telegrafi/