Telegrafi

Megan The Stallion qëllohet me armë nga reperi Tory Lanez

Tory Lanez dhe Megan The Stallion (Foto: GettyImages/Guliver)

Reperja Megan The Stallion, është qëlluar me armë nga Tory Lanez, pasi kjo e fundit tentoi të dilte nga makina.

25-vjeçarja është qëlluar dy herë, para se të dërgohet në spital, për të shpëtuar jetën e saj, shkruan Mirror.

Sipas TMZ, Megan dhe miku i saj, Tory ishin duke u kthyer nga një festë, gjatë mëngjesit të hershëm të dielën.

(Foto: Manny Carabel/Getty Images/Guliver)

Por, kur Megan dëshiroi të dilte nga makina, 27 vjeçari kishte përgatitur armën, duke e drejtuar kështu drejt saj.

Duke u bazuar në deklaratat e policisë, shkrepjet ishin bërë në ajër dhe jo në mënyrë vertikale.

(Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for NYFW: The Shows/Guliver)

Sidoqoftë, disa video të cilat qarkulluan në rrjet, shfaqën Megan të mbuluar me gjak, derisa u qëllua dy herë në këmbë.

Tory pas kësaj është arrestuar, ndërsa Megan ende po vazhdon të trajtohet në spital. /Telegrafi/