Site icon Telegrafi

Megan Fox zbulon se ka shkruar një libër me poezi të titulluar “Djemtë e bukur janë helmues”

Aktroja e njohur amerikane, Megan Fox ka zbuluar së fundmi se ka shkruar një libër të ri.

37-vjeçarja njoftoi për projektin e saj të ardhshëm në mediat sociale gjatë të martës (8 gusht)

“Kam shkruar një libër”, shkroi ajo me një emoji me zemër të thyer pranë një karuseli që fillonte me një kopertinë për koleksionin e poezive të quajtur “Pretty Boys Are Poisonous”-(Djemtë e bukur janë helmues).

“Para-porositeni tani në linkun në bio. Publikohet më 7 nëntori”, shtoi bukuroshja brune në postim.

Në një imazh të dytë, ylli i Hollywoodit ofroi një shpjegim emocional për përmbajtjen, shkruan DailyMail.

“Këto poezi janë shkruar në një përpjekje për të hequr sëmundjen që ka zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime”, filloi ajo.

“Kam kaluar gjithë jetën time duke mbajtur sekretet e burrave, trupi im dhemb nga mbartja e sekreteve të mëkateve të tyre”, tha aktorja.

“Liria ime jeton në këto faqe dhe shpresoj që fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të rikthejnë lumturinë dhe identitetin e tyre duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur, por jo e harruar, në errësirë”, u shpreh Fox.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Megan Fox

Përshkrimi i librit në faqen e internetit të Simon and Schuster thoshte: “Megan Fox shfaq humorin e saj përgjatë një koleksioni poezish zemërthyese dhe të errët”.

“Gjatë rrjedhës së më shumë se shtatëdhjetë poezive Fox kronizon të gjitha mënyrat në të cilat ne përshtatemi në formën e atyre që duam, edhe nëse kjo do të thotë të humbasim veten gjatë procesit”.

Edhe pse Megan konsiderohet nga shumë një nga femrat më të bukura në botë, në një intervistë me Sports Illustrated për “Sëimsuit Issue”, ylli i Johnny dhe Clyde zbuloi luftën e saj të përjetshme me dismorfinë trupore.

“Unë kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin njerëzit e tjerë”, tha nëna e tre fëmijëve që ndan Noah, 10 vjeç, Bodhi, nëntë vjeç dhe Journey, gjashtë, me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, 50 vjeç.

“Nuk ka kurrë një pikë në jetën time ku e kam dashur trupin tim, kurrë, kurrë”, kishte pranuar aktorja. /Telegrafi/

Exit mobile version