Edhe pse konsiderohet si një ndër femrat më të bukura të botës së hollivudit, ajo nuk e konsideron vetveten të bukur.
Bëhet fjalë për aktoren amerikane, Megan Fox, e cila llogaritet si një ndër ikonat e bukurisë së botës së industrisë së filmave.
Por, artistja për tu dukur e bukur ka treguar se në një rast ishte munduar të bënte një selfie, por që në fund hoqi dorë.
“Kam bërë rreth 300 selfie dhe dukem si një kufomë e ringjallur në 297 foto. Këto janë 3! Një për qind të mbetur ishte e suksesshme!”, ka shkruar ajo.
Përveç kësaj, aktorja ka nisur një numër të projekteve dhe aktualisht mund të shihet në rolin e udhëheqëses së misionit të njohur shkencor “Legends Of The Lost” në Channel Travel, ku flet për mitet botërore, si edhe për vendet misterioze dhe ngjarjet
Ndërsa gjatë këtij viti, Megan i ka tërhequr dokumentet për shkurorëzim me Brian Austin Green. /Telegrafi/