Megan Fox ka folur për periudhën kur ishte e martuar me Brian Austin Green.
“Kam dashuruar shumë njerëz të tjerë gjatë gjithë kohës”, rrëfeu ylli i “Transformers”, 37 vjeçe, në podcastin “Call Her Daddy” të mërkurën.
“Shkoja në punë dhe do të dashurohesha sepse isha fëmijë dhe, po, kurrë nuk kisha lirinë e plotë për të qenë beqare dhe për ta përjetuar atë jetë”, tha më tej ajo.
Fox nuk zbuloi asnjë nga yjet për të cilët kishte ndjenja, dhe as nuk pranoi ndonjë tradhti gjatë intervistës me prezantuesen e podcast-it, Alexandra Cooper.
Megjithatë, ylli i “Jennifer’s Body” rrëfeu: “Unë nuk kam qenë një e dashur e shkëlqyer për Brian, do të jem e sinqertë”.
Ajo tha se Green, 50 vjeç, nuk ishte i mirë për të, por kuptoi se mosha e saj kishte shumë të bënte me problemet e tyre.
Fox filloi të takohej me ish-burrin e saj kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe në 2004.
Më pas, ajo u martua me yllin e “Beverly Hills, 90210” – i cili është gati 13 vjet më i madh se ajo – gjashtë vjet më vonë, kur ajo ishte 24.
Fox dhe Green kanë tre fëmijë: Noah, Bodhi dhe Journey.
Ata u ndanë zyrtarisht në fillim të vitit 2020 pas 10 vitesh martesë. /Telegrafi/