Pak kohë më parë Megan Fox, ka treguar se është shatëzënë përsëri.
29 vjeçarja është fotografuar në Hollywood të premtën duke pirë një kafe dhe ajo që vihej re më shumë ishte se barku i saj tashmë kishte marrë formë.
Bukuroshja është duke e pritur fëmijën e tretë me burrin e saj, Brian Austin Green, pavarësisht se dyshja kishin nënshkruar dokumentet e divorcit vitin e kaluar.
Megan dhe Brian ishin martuar në Havai në vitin 2010 dhe kanë dy djem të quajtur, Noah dhe Bodhi.
Edhe pse ata zyrtarisht janë divorcuar në shkurt të vitit të kaluar, si duket ata nuk i kanë ndarë zemrat dhe vazhdojnë ta dashurojnë njëri-tjetrin.
Në fillim të këtij muaji çifti ishin për pushime romantike pikërisht në vendin ku ishin martuar 6 vite më parë, Havai.
“Megan ishte ajo që dëshironte divorcin dhe Brian ka bërë çdo gjë për ta bindur për të kundërtën”.
“Ai e kishte planifikuar udhëtimin për në vendin ku ishin marguar”.
“Megan nuk e ka anuluar ende divorcin mirëpo i ka dhënë një drejtim”, është shprehur një burim për revistën Us Weekly.