Megan Fox di të shfaqet me një pamje të bukur . Vetëm në muajt e fundit, aktorja ka shfaqur momente të shumta ikonike.
Së pari, ishin flokët e saj të freskëta në MTV VMA. Pastaj ishin balluket e saj të viteve 1950 në Met Gala, të cilat më vonë u bënë prerja më e shkurtër e ballukeve që kemi parë ndonjëherë në ato foto të egra me Machine Gun Kelly.
Tani, aktorja mori sërish vëmendje me atë që grimerja e saj e përshkruan si një pamje “të butë dhe seksi”.
Pamja e saj përfshinte vetulla të strukturuara, qerpikë super të gjatë, flokë të valëzuara dhe skuqje faqesh.
Sa i përket modelit të flokëve të saj, i cili u krijua nga Andrew Fitzsimons, u stilua në kaçurrela super të lirshme me onde që janë atmosfera që duam këtë sezon festash.
Për t’i shtuar një ngjyrim pamjes, Megan ka një ngjyrë të gjelbër të ndezur në thonj. /Telegrafi/