Cilësohet si një nga femrat më të bukura dhe seksi hollivudiane dhe asnjëherë nuk ka zhgënjyer me performancat e saj.
Së fundmi, Megan Fox ka reklamuar të brendshme femrash në një set fotografik të publikuar nga mediat botërore të showbizzit.
Aktorja, tashmë në moshën 30-vjeçare po reklamon të brendshmet e firmës së njohur Fredericks.
Në foton e parë të publikuar Megan ka një buzëqeshje kokete, me trupin e vendosur pranë murit, veshur me taka të zeza e kostum lëkure.
Në foton e dytë ajo duket më epshndjellëse me të brendshme të kuqe e geta të tejdukshme, kurse fotoja e tretë është disi më “artisitike”, pasi ajo pozon pranë një kitare , provokuese si kurrë më parë.
Edhe pse nënë e tre fëmijëve, Megan Fox mbetet një nga ikonat e bukurisë dhe trupit mahnistës mes vajzave të showbiz-it në botë.