Telegrafi

Megan Fox publikon fotografi të djalit (Foto)

Megan Fox ka bërë publike një fotografi të djalit të saj.

Aktorja, fotografinë e postoi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet së bashku me djalin e e saj dymuajsh, transmeton KlanK.

Megan solli në jetë fëmijën në muajin gusht – fëmijën e tretë me bashkëshortin e saj Brian Austin Green.

Çifti kanë djalin katërvjeçar Noah dhe djalin dyvjeçar Bodhi.

Aktorja paraqiti kërkesë për divorc në gusht të vitit 2015, por ajo dhe bashkëshorti i saj asnjëherë nuk kanë konfirmuar ndonjë gjë në lidhje me ndarje.