Telegrafi

Megan Fox nuk respekton rregullat, bën pazar pa masa mbrojtëse në Los Angeles

Megan Fox (Foto: Andreas Rentz/Getty Images for Paramount Pictures International/Guliver).

Edhe pse në Los Angeles u është kërkuar katër milionë banorëve të përdorin masa mbrojtëse kundër coronavirusit, Megan Fox ka vendosur të bëjë pazar pa asnjërën nga to.

33-vjeçarja dukej tejet komede, me një bluze grafike dhe veshje kryesisht të zezë në tregun organit të Erehon në L.A., shkruan Daily Mail.

Nëna e tre fëmijëve, e cila është e martuar me Brian Austin Green, 46 vjeç, dukej e kënaqur, pasi ajo mbante disa çanta me gjëra ushqimore për familjen e saj nga dyqani ushqimor.

Megan Fox (Foto: BackGrid/DailyMail)

Duket se ishte radha e yllit të “Teenage Mutant Ninja Turtles” për të bërë pazar vetëm, pasi burri i saj u pa këtë të hënë duke bërë blerje në Malibu. Dyshja e aktorëve, gjithashtu, bënë një paraqitje të rrallë publike në Vintage Grocers së bashku me tre djemtë e tyre.

Megan Fox (Foto: BackGrid/DailyMail)

Ndërsa familja e pesë fëmijëve duket se po grumbullohet disa herë në javë në tregjet elitare gjatë pandemisë së coronavirusit, as nuk janë parë që kanë mbajtur doreza ose maska.

Kujtojmë se të dhënat e mëhershme sugjerojnë që shumë të infektuar nuk janë simptomatikë dhe kjo është arsyeja pse rekomandohet përdorimi i maskave në fytyrë dhe që të ruhet distanca fizike gjatë aktiviteteve të domosdoshme. /Telegrafi/