Të luajturit në filmat hollivudian, nuk është aq magjepsëse si duket në shikim të parë. Të paktën kjo është ajo që thotë aktorja e famshme amerikane, Megan Fox.
Edhe pse ende e shohin atë si një aktore e re, në moshën 32-vjeçare, ajo në supe bart një karrierë të plotë 17-vjeçare, gjatë së cilës ishte në gjendje të kishte një jetë private pos asaj të Hollywoodit.
Në intervistën, të cilën e ka dhënë së fundmi për revistën Prestige, bukuroshja ka thënë se femrat në industrinë e filmit janë të nënvlerësuara.
“Fitime të njëjta për punë të njëjtë. Kur ju punoni në filma të mëdha, ku studiot ndajnë një buxhet prej 100 apo më shumë milionë dollarë, vlera e jetës njerëzore nuk është asgjë. Gjithçka duhet të shkoj në rregull në mënyrë që të arsyetohen paratë e shpenzuara. Madje, edhe në raste kur rrezikohet jeta e aktorëve”, tha aktorja.
“Ka shumë gjëra të errëta dhe negative që kanë duke ndodhur gjatë xhirimeve. Ato kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes regjisorit dhe artistëve, sidomos mes aktores. Nuk ka moral, integritet në studiot e Hollivudit. E gjitha bie poshtë për lakmi të pastër. Nëse ekziston një mënyrë për ta ndryshuar këtë gjë, do ta bëja menjëherë”, shtoi ajo.
Megan pohon se “ndodh që një milion herë xhirohet një skenë filmike”, por askujt nuk i shkon ndërmend që t’i ndal xhirimet shkaku i lodhjes së kastës së aktorëve.
“Zakonisht ne duhet të duhet të merremi me lëndimet tona. Për aq kohë sa që në fytyrat tona nuk rrjedh gjak, ata nuk kujdesen dhe vazhdojnë me xhirimet. Ju detyrohemi të qëndroni në xhirime deri sa të marrin më të mirën e mundshme të tuajën. Pas kësaj, ju mund edhe të vdisni”, tha aktorja.
“Unë mendoj se ne femrat kemi nevojë për njëri-tjetrin më shumë që ta mbështesim. Duhet të kemi më shumë femra që qëndrojnë prapa filmave pasi që vetëm ato e dinë se sa punë të vështirë bëjmë”, përfundoi Megan Fox. /Telegrafi/