Telegrafi

Megan Fox njofton fëmijët me Machine Gun Kelly, çifti planifikon të ardhme së bashku

(Foto: Machine Gun Kelly/Youtube)

Aktorja Megan Fox dhe reperi Machine Gun Kelly duket se janë duke e marrë më seriozisht lidhjen e tyre.

Thuhet se Fox tashmë ka lejuar që reperi të takohet me fëmijët e saj, me miratimin e Brian Austin Green, shkruan Daily Mail.

Burime afër dyshes tregojnë se ata janë duke kaluar kohë së bashku, ndërsa edhe po planifikojnë të ardhme.

Përndryshe, Megan ndan tre fëmijë me ish-bashkëshortin Brian, Noah Shannon, Bodhi Ransom dhe Jouney River.

Green javë më parë e kishte konfirmuar ndarjen nga Megan, pas 10 vite martesë që kishin pasur.

Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Richard Colson Baker ka po ashtu një vajzë 12 vjeçare me lidhjen që kishte pasur më parë.

Sidoqoftë, çifti kanë dalë publikisht në maj të këtij viti, teksa u takuan mes vete në setin e filmin “Midnight In The Switchgrass”. /Telegrafi/