Ka kombinuar stilin me të fejuarin
Çdo gjë që aktorja Megan Fox bën, tërheq vëmendjen e publikut – si vishet, si edukon fëmijët, çfarë ha, por edhe si sillet kur del me të fejuarin Machin Gan Kelly…
Dhe derisa meshkujt e adhurojnë këtë aktore të bukur, ekspertët e modës shpesh kontestohen rreth zgjedhjes së saj të stilit. Dhe kjo zgjedhje e fundit ka shkaktuar reagime të stuhishme të ekspertëve të modës.
Çifti në mbrëmje ka shkuar në një restorant në veri të Italisë dhe, sipas komenteve, janë veshur sikur të kishin vendosur të shkonin për të parë një cirk. Pikërisht, më shumë u ngjanin pjesëmarrësve të shfaqjes, sesa mysafirëve, transmeton Telegrafi.
Pos pantallonave me të çara dhe lidhëse, të cilat sipas mendimit jo vetëm të njohësve të modës, por edhe të përdoruesve të rrjeteve sociale janë të shëmtuara në mënyrën më skandaloze, kjo zeshkane po të mos kishte vënë në kokë kapele nga gëzofi i kuq, një bluzë sfiduese që nxirrte në pah silikonet me plot “forcë”, dhe një këmishë me kuadrate “grunge”.
Ajo u shoqërua nga i fejuari i tij, veshja e të cilit ishte ndoshta edhe më e pazakontë. Përveç kapelës së zezë me gëzof, Kelly kishte veshur edhe pantallona lëkure dhe një pallto të kuqe të lyer. /Telegrafi/