Aktorja dhe modelja amerikane, Megan Fox, pas sukseseve të mëdha në fushën e aktrimit, është përkushtuar seriozisht që të bëjë një karrierë tjetër
Pas roleve në filmat, si “Transformers” e “Teenage Mutant Ninja Turtes”, ajo ka vendosur të bëjë një pushim për një kohë dhe të përqendrohet në punën e dizajnit, ku është treguar e suksesshme në krijimin e kostumeve të larjes.
Përveç kësaj, aktorja ka nisur një numër të projekteve dhe aktualisht mund të shihet në rolin e udhëheqëses së misionit të njohur shkencor “Legends Of The Lost” në Channel Travel, ku flet për mitet botërore, si edhe për vendet misterioze dhe ngjarjet.
Pasi u martua me aktorin Brian Austin Green në vitin 2010, Megan më tepër iu përkushtua familjes së saj. Pas zënkave të vazhdueshme, ata u ndanë në vitin 2015, mirëpo një vit më pas u pajtuan.
Ndërsa gjatë këtij viti, Megan i ka tërhequr dokumentet për shkurorëzim duke e anuluar kështu divorcin.