Telegrafi

Megan Fox merr vëmendjen me veshjen njëngjyrëshe në Javën e Modës në New York

Foto: Megan Fox

Megan Fox është në mesin e personaliteteve të listës A që janë në “qytetin që nuk fle kurrë”, për Javën e Modës në New York.

Zeshkania bukuroshe nuk ka zhgënjyer me dukjen, e veshur me kostum njëngjyrësh të markës ‘Moschino’, shkruan DailyMail.

Në ngjarjen me prezencë të yjeve të shumtë, aktorja u pa e veshur me kostum ngjyrë blu nga marka nën pronësi të Jeremy Scott.

Foto: Diggzy/REX

35-vjeçarja kombinoi veshjen me një palë taka të larta ngjyrë ari, vathë të mëdhenj në formë të rrathëve, ndërsa përfundoi dukjen me një çantë të vogël dore, po ashtu ngjyrë blu.

Foto: Diggzy/REX
Lexo po ashtu Aktorja Megan Fox mahnit me paraqitjen, shfaqet plot stil

Emra tjerë të njohur në këtë event ishin edhe: Taraji P.Henson, Thomas Doherty dhe Jasmine Sanders.

Foto: Christopher Peterson

Aktorja amerikane, ndryshe është nënë e tre fëmijëve nga martesa me Brian Austin Green, me të cilin u nda vitin e kaluar, Fox aktualisht po shijon romancën me reperin Machine Gun Kelly. /Telegrafi/

Foto: Diggzy/REX

 

Foto: GC Images

 

Foto: GC Images

 

Foto: GC Images